Politika e privatësisë
Përditësuar më 19 tetor 2026
Kjo faqe shpjegon cilat të dhëna personale ruan Gjej Biznesin, pse, kush tjetër i përpunon, sa kohë ruhen dhe cilat janë të drejtat tuaja.
Kush e drejton Gjej Biznesin
PETRION SH.P.K. e drejton Gjej Biznesin (www.gjejbiznesin.com) dhe vendos si përdoren të dhënat tuaja personale.
Për çdo pyetje ose kërkesë rreth të dhënave tuaja, na shkruani në info@gjejbiznesin.com. Përgjigjemi sa më shpejt, e më së voni brenda një muaji.
Çfarë ruajmë
- Llogarinë tuaj: emrin, mbiemrin, emrin e përdoruesit, adresën e email-it dhe numrin e telefonit; fjalëkalimin vetëm në një formë që nuk mund të lexohet; si dhe cilin version të kushteve të përdorimit keni pranuar dhe kur.
- Çfarë bëni me të: vlerësimet, produktet e ruajtura, terminet (biznesi, ora dhe ajo që keni kërkuar), njoftimet dhe cilësimet e tyre, si dhe shfletuesit ku keni aktivizuar njoftimet.
- Për bizneset: të dhënat, adresën dhe pikën në hartë, lokacionet, orarin e punës, produktet, shërbimet, ofertat, fotot, ekipin (emrat dhe adresat e email-it), dokumentin e identifikimit dhe licencën e biznesit.
- Vizitat: për të numëruar vizitat në faqet e bizneseve dhe të produkteve, një kod të krijuar nga adresa juaj IP dhe shfletuesi, që ndryshon çdo ditë, kurrë vetë adresën.
- Google Analytics, vetëm nëse e pranoni: cilat faqe vizitohen dhe si përdoret faqja, me cookies (shih Cookies më poshtë).
- Të dhëna teknike: gabimet në faqe, pa të dhëna personale, dhe regjistrat e serverëve tanë për kërkesat e bëra, që ruhen për pak kohë.
Pse i përdorim
- Për t'ju dhënë atë që kërkoni: llogarinë, kyçjen, produktet e ruajtura, vlerësimet dhe njoftimet.
- Për t'ua shfaqur bizneset blerësve: atë që publikon një biznes e sheh kushdo.
- Për t'i verifikuar bizneset para se t'u shfaqen blerësve.
- Për ta mbajtur faqen të sigurt dhe në punë: kufizime në përpjekjet për t'u kyçur dhe ndjekja e gabimeve.
- Për të kuptuar si përdoret faqja: numri i vizitave për bizneset, dhe Google Analytics nëse e pranoni.
- Për t'ju dërguar email-e për llogarinë: verifikimin, fjalëkalimin dhe ftesat në ekip. Nuk dërgojmë email-e reklamuese.
Çfarë është publike
Atë që publikon një biznes (të dhënat, lokacionet, produktet, ofertat dhe fotot) e sheh kushdo, ashtu si edhe vlerësimet, me emrin e vlerësuesit dhe shkronjën e parë të mbiemrit.
Kur rezervoni një termin, biznesi sheh emrin, numrin e telefonit, adresën e email-it dhe atë që keni kërkuar, që t'ju përgjigjet dhe t'ju kontaktojë.
Sa kohë i ruajmë
- Llogarinë, sa kohë që e keni. Kur e fshini (Llogaria > Fjalëkalimi dhe siguria), ruhet edhe 30 ditë dhe, nëse kyçeni brenda kësaj kohe, rikthehet. Terminet tuaja që s'kanë ardhur ende anulohen menjëherë. Pastaj fshihet përgjithmonë bashkë me produktet e ruajtura, terminet dhe njoftimet, dhe me atë adresë email-i mund të regjistroheni sërish.
- Vlerësimet tuaja mbeten në faqet e bizneseve edhe pasi ta fshini llogarinë, si nga një "Ish-blerës", pa emrin tuaj. Nëse nuk doni të mbeten, fshijini më parë.
- Një biznes i fshirë ruhet 30 ditë, pastaj fshihet përgjithmonë bashkë me produktet, ofertat, fotot dhe dokumentet.
- Çdo gjë tjetër që fshini (një vlerësim, një produkt i ruajtur, një produkt) ruhet 30 ditë, pastaj fshihet përgjithmonë.
- Kodet e vizitave, 90 ditë; njoftimet, 180 ditë.
- Lidhjet në email-e vlejnë për pak kohë: 1 orë për fjalëkalimin e ri, 24 orë për verifikimin e email-it.
Të drejtat tuaja
Të dhënat tuaja mund t'i shihni dhe t'i korrigjoni te llogaria, ku mund ta fshini edhe vetë llogarinë. Mund të na kërkoni gjithashtu një kopje të të dhënave tuaja, korrigjimin ose fshirjen e tyre, ose që të mos i përdorim më për një qëllim, duke na shkruar në info@gjejbiznesin.com.
Nëse mendoni se nuk i trajtojmë si duhet të dhënat tuaja, mund të ankoheni te autoriteti për mbrojtjen e të dhënave: në Kosovë, te Agjencia për Informim dhe Privatësi; në Shqipëri, te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Ndryshimet e kësaj politike
Këtë faqe do ta përditësojmë kur ndryshon ajo që bëjmë me të dhënat. Data në krye tregon versionin e fundit.